Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Krifca: Miratohet vendimi për ndryshimin e kritereve për certifikimin e subjekteve agroturistike

24 Maj 2023, 13:30

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për ndryshimet e kritereve për certifkimin e subjekteve agroturistike që gjenerojnë 80 milionë të ardhura në vit.

“Sot në mbledhje Këshilli i Ministrave ka miratuar vendim për ndryshimin e kritereve për certifikimin e subjekteve agroturistike. Erdhi ndryshimi prej kërkesave të grupeve të interesit që duan të përfitojnë nga një politikë fiskale që e kemi ndërtuar që në vitin 2018 dhe kemi bërë të mundur që të japim paketë fiskale që i favorizon si TVSH 6%, tatami mbi fitimin 5% dhe taksa e infrastrukturës 0. Në fakt ka qenë kjo politikë që i ka ndihmuar agroturizmat të përfitojnë.

Ne agroturizmin e shohim si aktivitet i diversifikimit të fermës në zonat e thellave rurale që kryejnë aktivitete të mikpritjes, të mbështetura edhe prje qeverisë. Janë rreth 70-80 anembanë Shqipërisë dhe i shërben komuniteteve.

Nga llogaritë e fundit, 80 mln euro të ardhura janë gjeneruar në vit nga agroturizmi, i cili ndihmon shumë bujqësinë se krijon magnet për të përthithur rininë”, tha Frida Krifca.

  •