Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Më 18 maj seancë dëgjimore me Presidentin!

11 Maj 2021, 10:10 | Përditesimi i fundit: 2021-05-11 15:57:22

Është mbledhur sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Një nga pikat kryesore që të rendit të ditës, që u miratua pa asnjë votë kundër, është caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme lidhur me objektin e hetimit, që është nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me deklarata e tij para dhe gjatë procesit zgjedhor.

Nuk është parashikuar një seancë dëgjimore me kreun e shtetit, teksa ky i fundit, ka refuzuar 2 herë, me argumentin se ka një axhendë të zënë dhe se nuk mund ta anulojë duke lënë si opsion të vetëm datën 10 maj. Në mbledhjen e parë u bë konstituimi i këtij Institucioni, teksa kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni tha se refuzimi i Metës nuk është gjë tjetër veçse një taktikë e tij për të shtyrë përtej afateve punën e tyre.