Mbledhja e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, Meta i bindur se do marrë fitoren: Më 14 maj, do festoni rikthimin e demokracisë

2 Nëntor 2022, 18:03 | Përditesimi i fundit: 2022-11-02 22:50:26

I bindur që do të arrijnë të marrin fitoren në zgjedhjet vendore 2023, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ftuar të rinjtë që mbrëmjen e 14 majit të dalin në shesh për të festuar rikthimin e demokracisë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë, Meta vuri theksin te arsimi duke thënë se do të jetë prioritet i opozitës dhe do të plotësojnë kërkesat.

    No videos found.