Mbledhja e parë pas disfatës, Berisha para Këshillit: 11 maji farsë, nuk ikim nga sheshi deri në rrëzimin e Ramës! Shtyn analizën e PD, Salianji mungon

17 Dhjetor, 19:15 | Përditesimi: 17 Dhjetor, 19:15

Me justifikimin se zgjedhjet ishin farsë, përpara anëtarësisë humbjen e PD-së ia faturoi Edi Ramës, për të cilin tha se i bleu ato përmes bandave. Analizën brenda partisë Berisha e shtyu për një moment tjetër. Berisha e pranoi se nuk kanë bërë mjaftueshëm për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. Ai premtoi se do të përshkallëzojnë protestat deri në greva urie.

    I.M/Shqiptarja.com