Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Itali, Rama dhe Meloni firmosin marrëveshjet mes dy palëve

13 Nëntor, 14:08 | Përditesimi: 13 Nëntor, 14:08

Kryeministri Edi Rama dhe ajo italiane Giorgia Meloni kanë firmosur marrëveshjet mbi bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar. Bëhet fjalë për 16 marrëveshje, të cilat firmosen në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive.

I.M/Shqiptarja.com