Mblidhet grupi i PS në Elbasan! Zbardhet axhenda, nga 'Antikorrupsioni', 'Integrimi' e deri tek 'trajnimi' për komunikimin publik'

13 Shtator, 10:13 | Përditesimi i fundit: 2024-09-13 15:44:07

Grupi i deputetëve socialistë do të mblidhet sot në Elbasan në retreat-in e radhës ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Report tv mëson se punimet do të zgjasin gjatë gjithë ditës dhe do të ndahet në 3 pjesë, ku strategjia e re e komunikimit publik do të zërë pjesën kryesore.