Mblidhet sot komisioni hetimor për ‘TIMS’, pritet dëshmia e drejtoreshës së SHISH

2 Korrik, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2024-07-02 14:43:34

TIRANË- Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të TIMS mban sot mbledhjen e radhës. Në rendin e ditës është parashikuar që të dëshmojë drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni. Kjo e fundit do duhej të dëshmonte në mbledhjen e 26 qershorit, por nuk u paraqit për shkak se ndodhej në një vizitë në selinë qendrore të NATO-s.