Mbolli kanabis në ballkon, Enca Haxhiaj rrezikon 3 deri në 7 vite burg! Avokati: Kodi Penal s'përcakton limit të drogës për përdorim vetjak

13 Shtator 2023, 16:12

Këngëtarja Enca Haxhiaj do të dalë të enjten para gjykatës për akuzën e kultivimit të drogës pasi u arrestua me 11 shtator me 5 rrënjë kanabisi të mbjella në ballkonin e banesës së saj. Ajo ka dëshmuar se është përdoruese dhe bimët i ka mbjellë për përdorim personal por dënimi i parashikuar nga ligji është i njëjtë si për 5 ashtu edhe për 50 bimë narkotike.