‘Mbretëresha e valles shqiptare' u nda dje nga jeta! Sot homazhet në Teatrin e Operës dhe Baletit për Lili Cingun

6 Shkurt, 11:15

‘Mbretëresha e valles shqiptare' Liljana Cingu, u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Homazhet për artisten e ndjerë do të mbahen sot në orën 10:00 në hollin kryesor të Teatrit të Operës dhe Baletit.