‘Mbrojtja e fëmijëve në mediat audiovizive’, Krasniqi: Do të vijojmë me monitorim të rregullt për zbatimin e dispozitave përkatëse

13 Tetor 2021, 17:48

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi në fjalën e saj garantoi se AMA do të vijojë monitorimin e rregullt dhe të rreptë për zbatimin e dispozitave që rrjedhin nga Kodi i Transmetimit dhe forcimin e penaliteteve për OSHMA-të që shkelin dispozitat e këtij kodi për mbrojtjen e fëmijëve.