Mbyllet Censi 2023/ A u bë regjistrimi i plotë popullsisë? Qytetarët në Durrës: Nuk erdhën anketuesit në banesa

17 Nëntor 2023, 16:08

INSTAT nuk ka trokitur në çdo derë për të kryer regjistrimin e plotë të popullsisë. Dy ditë pas mbylljes së “CENS 2023”, disa qytetarë në Durrës thanë se kanë mbetur pa regjistruar, pasi anketuesit nuk janë paraqitur për mbledhjen e të dhënave.