Mbyllet në qeli ‘koka’ e mashtrimit me vizat amerikane! Renato Nasto: S’kam shkelur ligjin, i ndihmoja me aplikimin! Prokuroria: I mësonte të gënjenin në ambasadë

10 Shkurt, 17:39

Gjykata e Tiranës konfirmoi arrestin ndaj 30-vjeçarit me origjinë nga Kosova Renato Nasto, nën akuzë se ka marrë para nga qytetarët për t’i pajisur me viza amerikane duke mashtruar mbi të dhënat e tyre. Në burg u lanë edhe 3 djem aplikantë për vizë, ndërsa ndaj një vajze u caktua në arrest shtëpie. Skema e mashtrimit u zbulua nga njësia e hetimit brenda ambasadës amerikane në Tiranë