Mbyllet pelegrinazhi 13 javor në kishën e ‘Shna Ndout’, mijëra pelegrinë kalojnë natën në vendin e shenjtë! Besimtarët: Lutemi për përmirësim e shëndet

12 Qershor 2023, 20:47 | Përditesimi i fundit: 2023-06-12 22:02:28

Datat 12 dhe 13 qershor përkojnë me mbylljen e pelegrinazhit 13 javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Që prej orëve të mëngjesit të kësaj të hënë mijëra besimtarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe jashtë saj i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë për të kremtuar festën e Shna Ndout.