Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet në Rrogozhinë! Qytetarët sfiduan të nxehtit, mbi 35% dolën në votime

23 Korrik 2023, 19:27 | Përditesimi i fundit: 2023-07-23 20:41:01

Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të bashkisë në Rrogozhinë. Rreth 33 mijë qytetarë u thirrën në votime. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i çiftit Berisha-Meta kanë një shans të dytë: për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.