Mbyllet seanca në Kushtetuese/ Qeveria: Balluku gëzon imunitetin e deputetit, s'mund të pezullohet! SPAK: Rikthimi në detyrë dëmtoi hetimet

22 Janar, 16:23 | Përditesimi: 22 Janar, 16:23

Nga sot Gjykata Kushtetuese ka maksimumi 30 ditë për të dhënë një vendim nëse pezullimi i Belinda Ballukut nga GJKKO është i ligjshëm apo jo. Në shqyrtimin për gati 4 orë sot në seancë, Kryeministria dhe Kuvendi kërkuan rrëzim të vendimit dhe konstatimin se një anëtar i qeverisë nuk mund të pezullohet, pasi një akt i tillë do të cenonte ndarja e pushteteve. Por ndryshe mendon SPAK, i cili kërkoi rrëzim të kërkesës së Kryeministrit.

    A.A/Shqiptarja.com