Mbyllet shkolla në Grizë të Patosit, 62 nxënës mbeten pa mësim! Prindërit: Ku t'i çojmë fëmijët? Kryeplaku: U dëmtua nga tërmeti

7 Shtator 2021, 16:27

Urdhri për mbylljen e shkollës fillore në fshatin Grizë të Patosit ka ngritur në protestë prindër dhe nxënës. Ata pretendojnë se bashkia kërkon ta kthejë shkollën në lulishte, por kryeplaku i fshatit thotë se shkolla ka pësuar dëmtime nga tërmeti. Derisa çështja të zgjidhet, 62 nxënës janë pa mësim.