Mbyllet tenderi! Tuneli i Llogarasë do kushtojë 140 mln €! Fiton konsorciumi turk, oferta më e ulët erdhi nga kompanitë shqiptare pa eksperiencë

11 Tetor 2021, 18:48

Mes 5 ofertave paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, fituese u shpall oferta e një konsorciumi turk. Kompanitë turke (Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ticaret Limited Sirketi dhe Asl Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi), për ndërtimin e tunelit kanë ofruar mbi 17 miliardë lekë, dhe janë vlerësuar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave me 76.2 pikë, si oferta më e suksesshme. Ndërkohë fondi limit i përcaktuar nga Minsitria e Infrastrukturës ishte 18.9 miliardë lekë.

Ndërkohë në garë për të fituar këtë tender ka qenë edhe një bashkim operatorësh shqiptar (JV Concord Engineering dhe Contracting &Alb Building shpk & Alb) që kanë ofruar 15.8 miliardë lekë pa TVSH, vlerë kjo më e ulët se fondi limit dhe më e ulët se oferta e fituesve.