Mbyllet votimi për zgjedhjet në Rrogozhinë, pjesëmarrje më e lartë se më 14 maj! Mblidhen në KZAZ 43 kutitë, pritet të nisë numërimi

23 Korrik 2023, 20:39

Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të bashkisë në Rrogozhinë. Pjesëmarrja deri në orën 18:00 është 35.5%, më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit ku në këtë orë ishte 32.12%. Pas përfundimit të procesit të votimit ka nisur transportimi i kutive të votimit të cilat do të numërohen në ambientet e KZAZ 43. Procesi i numërimi pritet të nisë rreth orës 21:30.