Mbyllet zyrtarisht votimi për 61 bashkitë, pjesëmarrja e ulët! Identifikimi elektronik pengoi votimin! Nis mbledhja e kutive të votimit nga QV në KZAZ

14 Maj 2023, 22:43

Prej orës 07:00 të mëngjesit deri në 19:00, qytetarët i janë drejtuar kutive të votimit për të hedhur votën për 61 kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë. Procesi i votimit për zgjedhjet lokale në të gjithë vendin ishte i qetë pa incidente serioze. Pjesëmarrja e votuesve është e ulët dhe kjo nisi që në mëngjes pasi procesi nisi me një problem serioz në funksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik. E gjitha solli ikje të njerëzve që ishin në qendrat e votimit për të votuar. Problemi u zgjidh me urdhër të KQZ që njoftoi se procesi duhet të vijojë manualisht, që do të thotë se zgjedhësit do të identifikohen me anë të listave të printuara.