Mbyllet zyrtarisht votimi për 61 bashkitë, vijon vetëm aty ku ka radhë! Pjesëmarrja e ulët! Identifikimi elektronik pengoi votimin, Celibashi: Kërkojmë falje

14 Maj 2023, 19:18 | Përditesimi i fundit: 2023-05-14 19:40:33

Prej orës 07:00 të mëngjesit deri në 19:00, qytetarët i janë drejtuar kutive të votimit për të hedhur votën për 61 kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë. Në disa qendra votimi pati vonesa për shkak të mos funskionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik, ndërkohë që në disa të tjera pati probleme me paraqitjen e komisionerëve të PD.