Mbyllja e basteve, gazetari Artan Hoxha: Njerëzit e mbështesin nismën, çfarë ndodh pas 1 janarit ( Pjesa e parë )

25 Tetor 2018, 10:26

Mbyllja e basteve dhe lojërave të faitit ka qenë tema e diskutimit të mbrëmjes së sotme në emisionin Repolitix. Gazetari investigativ i Report Tv Artan Hoxha, deputetet Silvi Caka dhe Evis Kushi, si dhe kryetari i shoqatës së basteve, Artan Shyti, kanë qenë të ftuarit e gazetarit Denis Minga.

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se qytetarët e mbështesin këtë vendim të qeverisë, por pikëpyetja mbetet sipas tij, me faktin se çfarë do të ndodhë me ata që luajnë nga data 1 janar.

Diskutimi në studio

Artan Hoxha: Këto kompani kanë licensa 10-vjeçare, po të shkojnë në gjykatë ka një penalitet dhe shkon sërish nga paratë e taksapaguesve. Unë jam që këto të mbyllen.

Artan Shyti: S’ka më bixhoz thotë ky, u hoqën thotë.

Silvi Caka: Ligji e thotë qartë, që do të lihen në resort-kazino dhe kazino.

Evis Kushi: Mesazhet kanë qenë mbështetëse pavarësisht se ka patur edhe mesazhe kërcënuese.

Artan Hoxha: Efekti do jetë bum, njerëzit e mbështesin. Të  shohim çfarë do të ndodhë kur të mbyllet qepeni, sepse efekti social dhe shoqëror është shumë i madh. Janë pro kryeministrit, është nismë populiste. Puna është si do bëhet dhe si do kontrollohet, pas 1 janarit. Kur thua që kjo industri është me 600-700 milionë euro, kjo është disi e paqartë.

Artan Shyti: Janë para e madhe që luhen, megjithëse unë mendoj se janë në ajër. Mos ndoshta këta që luajnë, po ti mbledhësh këto bileta që luan një burrë brenda një muaji, janë më pak sesa shpenzon një grua për t’u krehur…

Programe të tjera

Shiko të gjitha