Mbyllja e sezonit ul lehtë hyrjet e turistëve në vend! INSTAT: Në 9 muaj në Shqipëri hynë 4.8 mln të huaj

22 Tetor 2021, 17:05

TIRANË- Mbyllja e sezonit veror, ka dhënë efektet e para në uljen e numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin shtator në Shqipëri kanë hyrë mbi 494 mijë shtetas të huaj nga  mbi 591 mijë të huaj që erdhën në vitin 2019. Ndërsa në raport me vitin e kaluar shifrat janë më të larta.

Konkretisht sipas të dhënave në shtator në vend kanë hyrë 794 mijë shtetas të huaj e shqiptar me një rritje prej 31.3% krahasuar me 2020, ndërsa në raport me vitin 2019 kanë ardhura më pak sepse atë vit erdhën mbi 1 milionë shtetas në shtator.