Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore

24 Dhjetor, 22:07

Gazetari Eljan Tanini i ftuar në Report Tv ka theksuar se problemi me TikTok nuk është tek vetë platforma, por tek mungesa e edukatës shoqërore dhe përgjegjësisë individuale. Ai thotë se shoqëria nuk di si të edukojë përdoruesit e saj. Sipas Taninit, përgjegjësia nuk është vetëm te TikTok, por edhe tek shkolla, prindërit dhe shoqëria në përgjithësi.