Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria

24 Dhjetor, 22:06

Glanduela Leci, përfaqësuese e Acromax, ka theksuar se mbyllja e TikTok mund të sjellë pasoja për Shqipërinë. Ajo vuri në dukje se ndalimi i TikTok mund të ndikonte edhe në platforma të tjera si Netflix, LinkedIn dhe Adobe, pasi të gjitha këto platforma ndajnë të njëjtat IP adresash, të cilat janë të bazuara në Amazon Cloud. Sipas Lecit, nëse mbyllet TikTok, mund të mbyllen gjithashtu dhe këto platforma, duke shkaktuar probleme për përdoruesit dhe bizneset që varen nga to.