Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi

24 Dhjetor, 21:53

Sa i takon vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, konsulenti i marketingut Daniel Nikoll i ftuar në Report Tv flet edhe se si po reagon Britania e Madhe për këtë platformë. Nikolla thekson në emisionin ‘Repolitix’ se në Angli po zhvillohet një diskutim i gjerë për të gjithë rrjetet sociale, përfshirë TikTok, duke përfshirë takime të shumta me liderët e kompanive për të siguruar mbrojtjen e të rinjve dhe përdoruesve të tjerë.