Mbyllte dosjet e krimeve të fisit Bajri në Shkodër, KLP pezullon nga detyra kryeprokurorin e arrestuar të Kukësit! Ja kush e zëvendëson

31 Korrik 2023, 14:20

Pas arrestimit të kryeprokurorit të Kukësit, Xhevahir Lita në saj të operacionit ‘Metamorfoza’ të SPAK, KLP ka pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita. Në akuzat e Prokurorisë, dyshohet se Lita mbylli dosjet e krimeve të fisit Bajri në Shkodër. Xhevahir Lita do të zëvendësohet nga Prokurorja Enkeleda Hoxha