KORÇË- “Mbyllur për pushime” është vepra e re e zhanrit roman e promovuar së fundi nga shkrimtari dhe dramaturgu Stefan Çapaliku në qytetin juglindor të Korçës. Në një mbrëmje të veçantë mes miqve, të ftuarve dhe artdashësve korçarë, dramaturgu Stefan Çapaliku prezantoi librin e ri i cili vjen në një sfond historik të periudhës së vitit 1943 ku në qendër vihen fate njerëzoreve që janë të detyruar të jetojnë në kontekste kohësh të gabuara. “ Një prej synimeve të mia janë pikërisht kontaktet e gjalla me lexuesin, pra të përpiqem të komunikoj jo vetëm atë çfarë ka brenda librit por edhe diçka përtej librit. Kështu që ajo çfarë mbetet është një propozim për një komunikim të hapur, të vazhdueshëm, që hapet por nuk ndërpritet", u shpreh Çapaliku. Për aktoren Zamira Kita ky roman është vendi ku skalitja mjeshtërore e karaktereve të personazheve bën që çdokush të gjejë veten në vepër. “Roman shumë i bukur dhe interesant. Trajton periudhën e luftës,vitet 1943-1944. Ajo çfarë më bën përshtypje është mënyra sesi i ka skalitur karakteret e personazheve Stefan Çapaliku, duke përjetuar çdo ngjarje të bukur apo të shëmtuar, të dhimbshme apo të gëzuar. Është pikërisht ajo jetë që e kemi dhe jetojmë çdo ditë, ti e lexon dhe mendon se je një personazh”, tha Kita. "Mbyllur për pushime”është një botim i vitit 2021, roman ku ngjarjet e historisë së Luftës II-të Boterore vijnë si testament i së shkuarës nga dita e kapitullimit të Italisë, në shtator 1943 deri me nëntor 1944
'Mbyllur për pushime', Çapaliku prezanton librin në Korçë
Video të tjera
-
Lezhë, nis festivali kombëtar i rapsodëve, 16 grupe artistike ngjiten në skenë
26 Nëntor, 16:12 -
Lezhë, nis festivali kombëtar i rapsodëve, 16 grupe artistike ngjiten në skenë
26 Nëntor, 16:11 -
113-vjetori i Petro Markos në vendlindjen e shkrimtarit! Jeta e largoi nga vendlindja, por Dhërmiu mbeti në vepra
26 Nëntor, 13:42 -
“Shqipëria në sytë e Bajronit”, koncert i Ansamblit Kombëtar në Skoci
26 Nëntor, 12:50 -
Aktivitetet kulturore/ 'Palimpsest' vjen sot në TKOB, koncert i hapur në Teatrin e Kukullave për festat e Nëntorit! Çelet ekspozita 'Të zësh vend'
25 Nëntor, 14:59 -
Ekspozita ‘Kosova e Kadaresë’, një histori malli, dhimbjeje dhe dashurie! Bashkëshortja Elena për Report Tv: Kosova e deshi Ismailin më shumë se Shqipëria
25 Nëntor, 14:17 -
113 vjetori i Petro Markos, një shtëpi- muze për shkrimtarin? E bija: Ruaj shumë gjëra, janë pjesë e shpirtit tim!
25 Nëntor, 14:03 -
Fond i posaçëm për blerjen e veprave të rralla artistike! Qeveria: Do financohet nga kursimet e tenderave publikë
24 Nëntor, 15:15 -
Aktivitetet kulturore/ ‘Scriptament’ në nder të Petro Markos, ‘Kosova e Kadaresë’ në Bibliotekën Kombëtare dhe ‘Palimpsest’ në TKOB
24 Nëntor, 14:10 -
29 Nëntori/ Konferenca: Lufta Antifashiste, vlerë kombëtare
23 Nëntor, 16:51 -
Aktivitetet kulturore/ 90-vjetori i lindjes së Kadaresë, çelet ekspozita për shkrimtarin! Mbrëmje me muzikë harqesh në Durrës
23 Nëntor, 12:46 -
Historia nënujore e Kukësit, polemika mes studiuesve: A duhet të nxirren nga liqeni i Fierzës, bunari 100-vjecar dhe bazamenti i busteve?
22 Nëntor, 16:09 -
Kongresi i Manastirit në Korçë, 12 delegatët në ekspozitë
22 Nëntor, 15:49 -
'Tano Fest' mbyll edicionin në Shkodër, 8 net teatër dhe humor! 'Gomerët e Trojeve' fiton çmimin e shfaqjes më të mirë, aktori Selmani: Një natë që nuk do të harrohet
22 Nëntor, 15:48 -
‘Në Librari’ vjen me 2 tituj: ‘I love rock and roll’ nga Tom Kuka (Enkel Demi) dhe ‘Kënga e Hafize Leskovikut dhe Adriana’ nga Niko Mihali
22 Nëntor, 09:35 -
Aktivitetet kulturore/ 'Dua më shumë Shqipërinë', ekspozita patriotike në Korçë! Muzikë rock, teatër dhe art në skenat e qyteteve shqiptare
21 Nëntor, 13:01 -
Piktura 50 vite traditë në Lezhë, 40 piktorë çelin ekspozitën në Galerinë e Arteve! Pashk Përvathi: Kjo ngjarje më duket si dje, kur sapo kisha mbaruar shkollën e mesme
21 Nëntor, 12:28 -
Aktivitetet kulturore/ ‘Pazari i Traditës’ një ditë për kulturën e trashëgiminë në Tiranë! ‘Letrat e Shekspirit’, te ‘Skampa’ në Elbasan
20 Nëntor, 12:15 -
Aktivitetet kulturore/ ‘Historia e Shqipërisë nën penën e Ismail Qemalit’, ekspozitë në Vlorë! ‘Check-Out Festival’ në Tiranë
19 Nëntor, 11:39 -
Aktivitetet kulturore/ Perspektiva e kompozitorit britanik nga viti 1980 në Tiranë! Shfaqja ‘Mediums’ te teatri Metropol
18 Nëntor, 13:19