Mbyti të ëmën me qese plastmasi, fqinjët e tronditur në Përmet: S’e dinim që i biri kishte depresion, është ekselent! Doktorët s’i dhanë asgjë

4 Qershor 2023, 12:30

Një ditë pas lajmit tronditës se 24-vjeçari, Albi Muhollari mbyti të ëmën e tij, Zeniat Muhollarin me qese plastmasi, fqinjët përreth janë prononcuar për mediat. Ata shfaqen të tronditur dhe në shok total për krimin e rëndë në familje. Teksa pyeten nëse ishin në dijeni nëse 24-vjeçari vuante nga depresioni, ata e mohuan të kishin pikasur shenja që mund ta kishin evidentuar.

Një prej fqinjëve që u prononcua, tha se Albi Muhollari e kreu të gjithë studimin e tij në Amerikë dhe se ishte ekselent. Së fundmi, 3-4 muaj më parë, edhe prindërit e tij kishin shkuar për të vizituar të birin në Amerikë. Megjithatë, fqinjët thonë se i njohin prej 30 vitesh dhe nuk kishin vënë re nëse djali vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sidoqoftë, i ati i Albi Muhollarit, sipas fqinjëve kishte thënë se i biri do duhej të qëndronte në spital.