Mbytja e babait me dy djemtë e mitur, kulla e vrojtimit në plazhin e Vilë-Bashtovës si skelë, pa asnjë mjet për të shpëtuar pushuesit

9 Korrik 2023, 19:03

Në plazhin e Vilë-Bashtovës ku u mbytën babai Elvis Halilaj bashkë me dy djemtë e tij të mitur nuk ka roje vrojtimi.

Gazetari i Report Tv Artur Korriku thotë se shqetësim në vijën bregdetare në atë zonë mbetet fakti se ka mungesë të rojeve bregdetare e nëse nuk merren masa rrezikon që tragjedi të tilla të përsëriten.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, kulla e vrojtimit në plazh është si një skelë hekuri, pa asnjë mjet ndihmues për rojën e plazhit, siç janë gomonet apo litarët

Po ashtu e nevojshme është edhe vendosja e kufizuesve në det.