Mbytja e nënës me fëmijët në Bunë, efektivë të Forcave të Armatosura i bashkohen operacionit për gjetjen e trupave

6 Maj, 17:19

Efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, së bashku me mjetet e tyre i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë dhe janë angazhuar në operacionin për gjetjen e tre trupave të nënës dhe dy fëmijëve të raportuar të mbytur në lumin Buna, pranë fshatit Darragjat, njësia administrative Dajç, Shkodër.