Me 114 vota pro, PS e PD miratojnë rezolutën e përbashkët për integrimin! Bojkoton Berisha, abstenon Leskaj! Debat në sallë, opozita: Me Ballukun bllokuat procesin

14 Maj, 19:03 | Përditesimi: 14 Maj, 19:03

Rezoluta e përbashkët mes PS dhe PD përcakton angazhimet politike dhe institucionale të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së duke kërkuar një rol më aktiv të Kuvendit, veçanërisht në mbikëqyrjen e rolit të qeverisë. Sali Berisha bojkotoi votimin dhe nuk ishte në sallë në momentin kur u votua rezoluta për integrimin. Rama ndodhet në Gjermani. 

    I.M/Shqiptarja.com