Me 50 lek për litër, qumështi në Maliq shitet më lirë se uji, blegtorët: Çmimin e caktojnë baxhot, s’ka tregje! Ta derdhim, është gjynah?!

19 Prill, 17:07

Rënia e çmimit të qumështit po i çon në falimentim blegtorët në Maliq të cilët ankohen se qumështi po shitet më lirë se uji. Tjetër shqetësim për ta është mungesa e subvencioneve.