Më 7 tetor 2025 nisin transfertat përmes sistemit ‘SEPA’, Shoqata e Bankave: Komisioni maksimal vetëm 50 euro, 6 herë më pak

11 Gusht, 15:55 | Përditesimi: 11 Gusht, 15:55

Prej 7 tetorit do të nisin pagesat përmes SEPA. Shoqata e Bankave sqaron për Report TV se komisioni maksimal që do të paguhet për çfarëdo vlerë transferte do të jetë 50 euro, gati 6 herë më pak se aktualisht. Pagesat do të realizohen brenda 24 orëve, dhe përfituesit më të mëdhenj do të jenë bizneset e tregtisë por edhe emigrantët shqiptar.

r.k./Shqiptarja.com