Me armë zjarri e drogë në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë

20 Shkurt, 09:44

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Tropojë pasi në banesë i janë gjetur armë zjarri pistoletë dhe kanabis.

‘Finalizohet nga Komisariati i Policisë Tropojë, operacioni policor i koduar "Dubrava".

Iu gjetën në automjet dhe në banesë, armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.