Me depozitë kursimi por pa para, rreth 900 mijë shqiptarë me llogari bankare bosh! Vetëm 4% me kursime mbi 2.5 mln lekë

14 Prill, 13:56

Në fund të vitit 2023, në sektorin bankar ishin aktive mbi 2.6 milionë llogari, por një e treta e tyre ishin bosh. Raporti i Agjencisë së Sigurimeve të Depozitave tregon se pjesa më e madhe e depozitave me vlerë mbi 698 miliardë lekë, disponohet nga 4% e qytetarëve që kanë një llogari kursimi.