Me dritën e shpresës në duar, besimtarët e Korçës kremtojnë Pashkët

12 Prill, 08:47 | Përditesimi: 12 Prill, 09:38

Mijëra besimtarë ortodoksë kanë kremtuar festën e Pashkëve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë, qytet i cili ka krijuar një traditë të veçantë në festimin e kësaj dite.

Mesha u drejtua nga mitropoliti i Korçës imzot Anastasi, i cili në mesnatë njoftoi “Ringjalljen e Krishtit”, nën tingujt e kambanave e ndezjen e qirinjve me dritën e shpresës, me fjalët “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”.

A.M/Shqiptarja.com