Me dy armë pa leje dhe kanabis në banesë, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

4 Korrik, 13:04

- Një 24-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi i janë gjetur në banesë armë dhe kanabis. Bëhet fjalë për të riun, Roland Bardhi.

Nga kontrollet në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë sportive, municion luftarak dhe doza kanabisi.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante armë dhe lëndë narkotike, në banesën e tij, në lagjen “Pavarësia”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Strike 17", gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: Roland Bardhi., 24 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.