Me flamuj dhe pankarta kundër Ramës, nis protesta qytetare në Fushë Krujë

9 Qershor, 19:01 | Përditesimi: 9 Qershor, 19:01

“Shqipërinë po e ndajnë në copa”, ishte shqetësimi i artikuluar sot në Fushë Krujë, ku disa qytetarë u mblodhën në protestë kundër qeverisë. Me flamuj në duar dhe pankarta kundër Edi Ramës, protestuesit, mes të cilëve burra, gra dhe fëmijë, mbajtën fjalime të shkurtra ku shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj establishmentit politik.

E.H/Shqiptarja.com