Me foton e Mahsa Aminit në duar protestoi kundër presidentit iranian, ambasadori izraelit: Nuk do të pranoj hipokrizinë e OKB-së

21 Shtator 2023, 13:53

Përfaqësuesi i Izraelit në aleancën më të madhe botërore, Gilad Erdan, është nxjerrë jashtë sallës gjatë mbledhjes dhe është arrestuar nga shërbimet e selisë së OKB-së pasi protestoi gjatë fjalimit të presidentit iranian, Ebrahim Raisi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.