Me gati një orë vonesë, militantët e Berishës marshojnë drejt Kryeministrisë! Në krye Flamur Noka, mungon kreu i PD-së

7 Nëntor, 13:48 | Përditesimi: 7 Nëntor, 13:48

Protesta e Sali Berishës ishte paralajmëruar për në orën 12:00, por militantët e nisën marshimin drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë. Ndërkohë, para Kryeministrisë nisën të mblidheshin edhe protestues të tjerë. Marshimi u udhëhoq nga Flamur Noka dhe përfaqësues të tjerë të PD-së, ndërsa kreu i partisë, Sali Berisha, mungoi.

K.Ta/Shqiptarja.com