Me grushte e shkopinj hekuri, sherr masiv mes të rinjve në Lezhë! 2 vëllezërit kosovarë përplasen me 2 vëllezërit nga Shëngjini

21 Qershor 2021, 08:50 | Përditesimi i fundit: 2021-06-21 11:14:56

Një sherr masiv mes disa të rinjve ka ndodhur ditën e djeshme në Lezhë. Report Tv ka siguruar videon e sherrit ku hsihen të rinjtë duke u zënë me grushta e me shkopinj hekuri. Sherri sipas policisë ka nisur fillimisht mes 2 vëllezërve nga Kosova me 2 vëllezër nga Shëngjini.