‘Më jep pak ujë se jam sëmurë’/ 16-vjeçarja mashtron të moshuarën për ta grabitur dhe e dhunon

29 Janar 2021, 14:13

LUSHNJE- Një e moshuar është grabitur mbrëmjen e së enjtes, nga një 16-vjeçare e cila e ka dhunuar mizorisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, ku e moshuara Lume Zela 64-vjeçe ka rrëfyer se vajza e ka mashtruar duke u shtirur se ishte e sëmurë me vrimë në zemër, që të futej brenda në shtëpi. Ajo shprehet se i erdhi keq dhe e ka lejuar që të futej brenda duke i dhënë një gotë ujë, në këtë moment e reja e ka qëlluar më sprajt lotsjellës, e ka kapur nga duar, e ka tërhequr zvarrë dhe e ka mbyllur në dhomë. Pas kësaj, vajza ka kontrolluar në të gjithë shtëpinë për të gjetur ndonjë send me vlerë. Më pas, ka telefonuar shokun e saj, Julian Kiptiu, 18 vjeç të arrestuar, që e ka ndihmuar që të largohet nga vendi i ngjarjes.Për mikrofonin e Report Tv, e moshuara thotë se në shtëpi ka pasur disa sende floriri, por nuk e di nëse i ka marrë, është duke bërë kontrollin në shtëpi për të parë se çfarë i mungon. 16-vjeçarja, e arrestuar, ka shfrytëzuar faktin që e moshuara jeton në shtëpi e vetme me mbesën e saj, e cila në atë moment nuk ka qenë në shtëpi. Kur 16-vjeçarja është larguar, e ka lënë të moshuarën të mbyllur në dhomë. Zela rrëfen se ka dalë nga dritarja, ka thyer xhamin dhe më pas ka telefonuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Një prej fqinje ka zbuluar për Report Tv se e ka parë momentin që 16-vjeçarja i ka trokitur në derë, por nuk ka ndërhyrë pasi ka menduar se ishte vajza e saj. Për këtë ngjarje, 2 të rinjtë janë identifikuar dhe arrestuar nga policia. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale