Me kapele dhe qese në dorë, Report Tv siguron pamjet e autorit që dyshohet se vendosi tritolin në banesën e Ilir Koçiljas

26 Shkurt, 22:28

Report TV ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit kur autori që vendosi tritolin në dritaren e banesës së Ilir Koçiljas në lagjen nr.4 të Durrësit, afrohet pranë vendngjarjes.

Me kapele në kokë, siç shihet ka një qese ku mendohet të ketë pasur edhe sasinë e lëndës plasëse.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.