‘Me këmbë e duar’ gjatë telefonatës, Rama del i nervozuar nga mbledhja me deputetët e Tiranës

4 Mars, 15:45 | Përditesimi: 4 Mars, 15:45

Në përfundim të mbledhjes me deputetët e qarkut të Tiranës, grupin drejtues të Bashkisë dhe kryetarët e njësive të PS, kryeministri Edi Rama është filmuar në dalje të selisë i shoqëruar nga Blerina Gjylahmeti teksa fliste në telefon. Telefonata nuk duket të ketë qenë e qetë, nga gjestikulacionet Rama duket i nervozuar duke i dhënë bashkëbiseduesit porosi të qarta për t’i përmbushur.

A.M/Shqiptarja.com