Dhunohet polici dhe vëllai i tij në Tiranë, 5 persona i zënë në 'pritë' dhe u kërkojnë borxhin! Në pranga 29-vjeçari, 4 në kërkim

2 Shtator 2023, 21:27 | Përditesimi i fundit: 2023-09-02 22:23:30

Një 29-vjeçar u arrestua dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim, pak orë pasi dhunuan një efektiv policie të Tiranës dhe vëllanë e tij. I riu pretendon se vëllai i efektivit i kishte marrë një shumë parash borxh por nuk ia kishte kthyer. Policia i gjeti 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, shkop gome e kanabis.