'Më mbyti Alabari', Rama inspekton lagjen e re në Spitallë me Sakon, tregon se çfarë i tha biznesmeni: Brother shko shihe

31 Gusht 2023, 12:12 | Përditesimi i fundit: 2023-08-31 16:38:54

Kryeministri Edi Rama është duke inspektuar punimet në Spitallë të Durrësit me kryebashkiaken Emirijana Sako. Rama thotë se për 5 vitet e ardhshme lagja ‘Rilindja’ do jetë një ndër më të bukurat pasi është ndërtuar nga hiçi. Me batutë kryeministri Rama përmendi edhe këmbënguljen e investitorit Muhamed Alabbar që ta shihte investimin e madh që i është bërë kësaj lagjeje.