“Më mirë Gjini se Pjerini” - Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin

27 Prill, 14:20

Pas zgjedhjes si kryetar i Lezhës, ish-gjyqtari Gjin Gjoni, vijon aktivitetin me militantët e foltores në tryezat e mbushura.

Një nga këto, ku nuk ka munguar pija e ushqimi me shumicë, në mesin e çakërqejfit ka nisur edhe kënga, siç ndodh në zijafetet shqiptare.

E në mesin e këngëve, njëra i është kushtuar Gjin Gjonit, ku refreni ishte “më mirë Gjini se Pjerini”, duke ju referuar kryebashkiakut të Lezhës. Kreu i ri i foltores për Lezhës, duket se po i pëlqen statusi i ri, pasi shikohet i qeshur, e i gëzuar.