Me një përqafim të ngrohtë Senida Mesi i kalon detyrën Erjon Braçes: Sukses në realizimin e Reformave

17 Janar 2019, 18:02

Zv.kryeministrja në largim Senida Mesi i ka kaluar sot detyrën zv.kryeministrit të ri Erjon Braçe. Mesi u shpreh se Braçe do të vijojë detyrat me të njëjtin intesitet si më parë.

“Do i kaloj stafetën Erionin për promovimin dhe lançimin e kartës së qytetarit. Kemi bërë shumë, por ende ka shumë për të bërë. Shumë suksese, me eksperiencën dhe përkushtimin tënd, sfidat e vendosura nga Rama do jenë suksesi i radhës për pritshmërinë që kanë qytetarët për ne.”-tha Mesi.

Ndërkohë që Braçe u shfaq i buzëqeshur sërish edhe në marrjen e detyrës. Pas një përqafimi të ngrohtë me Mesin, Zv.kryeministri i ri tha se do të vijojë punën për njerëzit e zakonshëm.

“Atje jashtë ka njerëz të zakonshëm që s’gjenden në këtë vend, janë larguar nga ky vend për një gjë më të mirë. Atyre njerëzve duhet t’ju kthejmë kokën. Kisha dje një moment të vështirë. Duhet të bëjmë më shumë sesa është bërë. Jo vetëm të lexoj, të njihem e të diskutoj e tëp yes e të mbështesë politikat e qeverisë, por tani edhe të reflektoj për çdo gjë që nga kuvendi kam parë në këto vite. Midis qeverisë dhe qytetarit nuk gjej një buxhet të shkatërruar si kolegët e mi në vitin 2013.”-tha Braçe.

Ditën e sotme, edhe ish-ministri Damian Gjiknuri i kaloi detyrën Belinda Ballukut në krye të Ministrisë së Energjitikës. Kalimi i detyrës vjen pas betimit që ministrat e rinj bënë tek presidenti Meta.