'Bela do çojë përpara reformat'/ Gjiknuri 'fjalë zemre' për Belinda Ballukun gjatë dorëzimit të detyrës: Do jem 'këshilltar' i saj (VIDEO)

Damian Gjiknuri i ka dorëzuar këtë të enjte detyrën ministres së re të Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Në prezantimin përpara administratës së MIE, dikaster të cilin ai e drejtoi për pesë vite me radhë, Gjiknuri nuk i kurseu fjalët e mira për pasardhësen e tij, duke iu drejtuar me konfidencë me emrin Bela apo kur iu vetëofrua si këshilltar i saj në kapërcimin me sukses të atyre sfidave që sipas tij ndeshet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

"Bela, do i thërras shkurt sepse e kemi pasur kolege në këtë Ministri, është ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë. I uroj shumë suksese në këtë punë të vështirë, sfiduese dhe interesante. Kaluam vite, me shumë nga ju, një rrugëtim interesant, sfidues dhe me rezultate. Jam i bindur se edhe Bela me një pjesë tuajën njihet sepse ka punuar me ju brenda Ministrisë dhe i njeh aftësitë tuaja profesionale. Këto vite kemi arritur shumë rezultate. Kanë qenë shumë sfida, por sfidat sjellin sfida të reja. Bela do çojë përpara këto reforma të nisura. I kam thënë se do jem këshilltar të mirë të jashtëm nëse do ma ketë nevojën. Kyçi i punës këtu është të inkurajojë stafin për të kaluar me sukses ato sfida që do vijnë përpara. Këto i kishim pa përgatitje, ishin fjalë zemre", tha Gjiknuri duke shtuar më tej me humor: "Ju uroj gjithë të mirat, do shihemi në okazione të tjera. Kur të organizosh ndonjë festë neve do na ftosh? Kalofshi mirë".

Nga e saj, ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se kjo ministri me në krye Gjiknurin ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe sipas saj, kjo punë do vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe nën drejtimin e saj. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ops: 18/01/2019 08:04

    Keshilltare nga 313 vetem rilindja te ofron , dhe rama nga andej thon qe i ka.

    Përgjigju
  • mazllem pepinua: 18/01/2019 02:24

    Sa do jete gezuar shoku beqir balluku atje ku eshte qe mbesa (cupa e djalit) ju be ministre Kush e di cfare po ben Sokol Balla tani ne skype nga lumturia qe gruaja (me kohe te pjeshme) ju be ministre. Po me i gezuari duhet te jete nje ish drejtor grek i AMC-se ...

    Përgjigju
    • erma: 18/01/2019 09:08

      ha ha haaaaaaaaaaa...mazllemmm e ke qa!

  • Justice: 17/01/2019 18:32

    Pohimi i zonjes qe do vazhdoje rrugen e nisur nga gjiknuri le shume per te deshiruar,perkundrazi pse duhet te shkarkohej?

    Përgjigju
  • redi: 17/01/2019 17:32

    Puna me mire per Gjiknurin ishte refirma ne nergjetike dhe per ujin , dhe e prishi me PPP qe e ngarkun buxhetin dhe zor se do justifikojne ndertimin ne koston e tyre teper te larte . Mendoj se SPAKU, do ti ndihmoje ministrat Ahmetaj , Gjiknuri dhe Beqha per te pare sa ndihmuan ekonomine PPP e firmosura nga ata

    Përgjigju
    • Anonim: 17/01/2019 17:52

      Gjiknuri do jete kellitar i saj per ta mesuar si vidhet

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë