Më pak kredi për biznesin e vogël, bankat rrisin interesat! Banka e Shqipërisë: Më të rrezikuara nga rritja e çmimeve, sipermarrjet e vogla dhe mikro

16 Gusht 2022, 20:59

Marrja e një kredie i ka kushtuar më shumë qytetarëve dhe bizneseve të vogla në tremujorin e dytë të vitit, që përkon me muajt prill-qershor. Në këtë periudhë bankat kanë rritur normat e interesit për kreditë qytetarëve si për blerje banese ashtu edhe për konsum, si dhe për bizneset e vogla e ato mikro. Shkak për këtë është bërë rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në muajin mars kur ishte ndryshimi i parë i normës që pas uljes në kohën e pandemisë nga 0.5% duke e çuar në 1%.